Sunday, September 14, 2025

Berisha sulmon Zaevin: Qytetarët maqedonas ia prenë biletën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nga Foltorja në Kamëz edhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen pas rezultatit të dobët të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Berisha tha se qytetarët maqedonas ia prenë biletën këtij politikani të verbër, i cili u bashkua me Serbinë, duke harruar se Maqedonia e Veriut u formua pikërisht për të mos lejuar krijimin e Serbisë së Madhe.

Sali Berisha: “Një përshëndetje të përzëmërt dua t’u dërgoj votuesve të Maqedonisë së Veirut, që ia prenë biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shëndërroi Maqedoninë në  mollë sherri mes Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se për Beogradin, Maqedonia u krijua për të mos lejuar formnimin e Serbisë së Madhe, por as të Bullgarisë së Madhe, por ky vrapoi drejt Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiqit. Zhvillimi i Madh në Maqedoninë e Veriut, ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë