Gjykata Kushtetuese pritet të dalë sot në një vendim përfundimtar për zgjedhjet vendore të 2019-ës. Në një kohë që Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019-ës pas opinionit të Komisionit të Venecias, pritet që në shtatë bashki të shpallet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta data për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.
anë 7 bashki në të cilat do të zhvillohen votime të pjesshme. Bëhet fjalë për bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës, Lushnjes dhe Mallakastrës, qytetarët e të cilave do të ftohen në votime për shkak se ato drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur. Në 4 bashki krerët e propozuar nga PS-ja rezultuan me probleme me ligjin e dekriminalizimit.
Të gjitha bashkitë e mësipërme drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur.
Bashkia e Shkodrës, kryetari i nuk e mbajti postin e tij për shkak se u prek nga ligji i dekriminalizimit dhe që prej 2 vitesh edhe pse mandati i saj kishte mbaruar.
Bashkia e Durrësit, Valbona Sako dhe dorëheqjen nga posti kryetarit dhe prej asaj kohe në krye të bashkisë ka qenë Emirjana Sako.
Bashkia e Vorës, shkak ligji I dekriminalizimit, Agim Kajmaku nuk kishte deklaruar pasurinë dhe dha dorëheqjen.
Bashkia e Rrogozhinës, kryetari ndërroi jetë për shkaqe shëndetësore dhe në atë post aktualisht është nipi i tij.
Bashkia e Dibrës, Dionis Imeraj, zgjodhi të kandidonte për deputet duke lënë postin e kryetarit të bashkisë.
Bashkia e Lushnjës, Fatos Tushe u hetua nga SPAK për një tender korruptiv dhe u shkarkua nga vetë kryeministri Edi Rama.
Bashkia e Mallkastrës, Qerim Ismajlaj, u mor i pandehur nga GJKKO, akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Hetimet nisën një vit më parë pas denoncimit të Partisë Demokratike, që deklaroi se Ismailaj ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000 në Greqi. Ismailaj është shprehur se nuk kishte dijeni për këtë dënim. Nuk dihet nëse në Mallakastër mund të zhvillohen zgjedhje të pjesshme.