Ish-mesfushori i Realit të Madridit, James Rodrigez vazhdon të prodhojë polemika. 30-vjeçari është bërë protagonist me një gjest të shëmtuar ndaj arbitrit.
Al Rajan,skuadër ku luan Rodrigez, humbi në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Al Arabi. Por, ajo që bëri më shumë bujë ishte kartoni i kuq që mori kolumbiani. Mesfushori mori një karton të verdhë pas protestave ndaj arbitrit, edhe pse skuadra e tij kishte fituar një goditje dënimi.
Ky vendim e acaroi Rodrigezin, i cili shkoi i tërbuar që të sqarohej me arbitrin. U deshën disa shokë të ekipit që ta ndalonin, por arbitri i dha kartonin e dytë të verdhë.
James Rodrigez doli nga fusha duke hequr bluzën, por veprimi i tij ndaj arbitrit bëri xhiron e botës.