Saturday, June 28, 2025

Superiorja/ Partizani në pikën kritike, krutanët “shtangin” Teutën (Video)

Përfundojnë 2 ndeshjet që mbyllin javën e 7 të Kategorisë Superiore. Partizani vazhdon krizën e fitoreve. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Air Albania” përballë Egnatias.

E pabesueshme çfarë gabimi bëri Alban Hoxha në minutën e 6. Xhekson gjuajti nga distanca, por Hoxhës i shpëtoi topi nga duart duke i dërguar rrogozhinasit në avantazh.

Teksa pritej që skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Tedi Cara barazoi rezultatin pas një aksioni model të të kuqve.

Murataj hapi bukur lojën për Markun që asistoipër Tedi Carën, me këtë të fundit që barazoi shifrat me një goditje me kokë.

Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e 8 me 5 pikë, ndërsa Egnatia renditet në vendin e 6 me 9 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Teuta ka zhgënjyer tifozët e tyre. Durrsakët janë surprizar në minutat e fundit nga Kastrioti, duke e mbyllur këtë ndeshje në barazim 1-1.

Në minutën e 51, Teuta zhbllokoi rezultatin. Gruda mori një asist të artë nga Kallaku dhe nuk gaboi përballë Salit me një diagonale.

Në minutën e 80, Kastrioti barazoi shifrat. Pas një harkimi nga Greca në të djathtë, topi mbeti në qendër ku Mudrazija përfitoi dhe gjuajti, duke barazuar shifrat.

Me këtë barazim, Teuta renditet në vendin e 3 me 12 pikë, ndërsa Kastrioti renditet në vendin e 9 me 5 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë