Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nuk i ka ndalur akuzat dhe sulmet e tij ndaj kryedemokratit, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho është shprehur se Basha ka 8 vjet që e mban peng opozitën dhe Shqipërinë.
“Ka 8 vjet qe mban peng PD, Opoziten dhe Shqiperine, na la edhe 4 vite te tjera ne opozite ne 25 Prill dhe ka guxim te thote qe askush nuk mund ta marre peng Shqiperine. Thuaj pastaj qe nuk kane te drejte kembet te ngrihen e ti bjene kokes!!!”, shkruan Spaho.
Deputeti demokrat ka shprehur qëndrimin e tij pro Foltores së zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke u pozicionuar në krah të liderit historik të PD-së.