Kryeminstri Edi Rama ka ironizuar dhe sfiduar njëkohësisht kryetarin e Partisë Demorkatike Lulzim Basha, pasi ky i fundit i tha se nuk arrin të qajë hallet e njerëzve dhe të takohet me to.
Rama iu kundërpërgjigj duke i thënë se mund t’i kërkojë llogari, nëse arrin të mbledhë 50 demokratë bashlë rreth tij, duke nënkuptur gjendjen ku ndodhet sot Partia Demokratike, pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Edi Rama: ”Ti kur i qan hallin popullit, mban një erë hipokrizie, që edhe këta që janë këtu dhe ata andej e kanë të vështirë që të përballojnë se dhe këta e kanë gënjyer veten se ti je lideri. Ata gdhihen dhe ngrysen nëse ti apo jo lider. Kjo nuk është puna ime. Puna ime është që të të kujtoj ty se kur vjen këtu dhe bën të fortin, e para mëso se ça ke bërë. E di gjithë Tirana, e gjithë Shqipëria, mendoj se sa shumë gjëra di Tirana dhe Shqipëria për ty. Mendoji dhe këto dhe fiksohu te faktet dhe argumentet. Ka shumë fakte të cilat flasin se pse qeveria nuk është në lartësinë e duhur. Ka shumë argumente që mund të trajtohen në mënyrë civile. Po këto që del ti dhe bën të fortin, na i kurse këto. Mos e përsërit më nëse e provon që të jesh në gjendje kur ti mbledhësh 50 bashkë jashtë mureve të SHQUP, hajde flasim prapë se si rrihet pranë njerëzve eh të keqën vëllai se të kam xhan.”