Sunday, June 29, 2025

Manastirliu: Presim rritje të infektimeve me Covid-19 në dimër

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se gjatë periudhës së dimrit në vend do të ketë një shtim të infektimeve nga pandemia e koronavirusit.

E ftuar në emisioinin “Kjo javë”, ministrja tha se kishin përgatitur disa skenarë për menaxhimin e situatës, duke vënë theksin tek vaksina anti-COVID.

Ogerta Manastirliu: “Kjo situatë ka të papritura. Ka disa skenarë. Dimri pritet të ketë një rritje të infeksioneve. Nuk dihet se çfarë do të sjellë ne lidhje me variantet e reja. Gripi sezonal do të jetë dhe kemi mundur të sigurojmë vaksina për grupet që kanë sëmundje kronike për gratë shtatzëna dhe kjo shpërndarje ka filluar me 35 mijë të tjera dhe pritet të kemi edhe 200 mijë të tjera në javët që do të vijnë.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë