Monday, June 30, 2025

Ekzekutimi i biznesmenit në Fier, fisi Backa ishte në konflikt me një grup nga Tirana

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Demir Backa, 57 vjeç. I ekzekutuari, ndodhej në makinën e tij “Audi”, kur një makinë tjetër i është afruar dhe persona ende të paidentifikuar qëlluan drejt tij.

15 plumba në drejtim të tij, ku këto të fundit i shkaktuan vdekjen 57 vjeçarit disa orë mbas ngjarjes. Burimet për media bëjnë me dije se fisi Baska është me origjinë nga Kosova, por prej vitesh ishin shpërngulur në Fier, si dhe cilësohen si një nga tre fiset më të pasur në qytet.

Një vit më parë fisi Backa është konflikuar me një grup nga Tirana. Shkak i konfliktit ka qenë një nga biznesmenët në Tiranë, pasi kishte ngacmuar mbesën e 57 vjeçarit.

Kush ishte Demir Backa?

Viktima ishte pronar i “Bar Piazza” në qendër të qytetit dhe i një hoteli në Sarandë. Ai dyshohet se ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja e sotme ka shumë gjasa të lidhet me një incident te ngacmimit të një femre në Fier.

57 vjeçari është vëllai i ish-anëtarit të Bandës së Pusit të MEzinit, Medi Backës, i cili njihej edhe si “Buç Backa”, i vrarë në 28 mars të vitit 1997 në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë, 17 shqiptarë dhe 6 romë.

Të quajtur me nofkën “Të fortët e Jugut”, kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë