Saturday, June 28, 2025

PD, “zi” dhe flakë për Salianjin/ Opozita djeg karriget e veta, tensione në Kuvend

Ashtu siç pritej, seanca e plenare e së hënës në Kuvend nisi me tensione dhe kaos nga deputetët e opozitës.

Disa deputetë, midis tyre Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë hedhur sende drejt Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Më pas, depitatët opozitarë kanë thyer karriget e veta dhe i kanë nxjerrin jashtë godinës së Kuvendit, ku i kanë vënë flakët.

Bojkoti dhe tensionet e krijuara nga opozita, vijnë pas vendimit të Apelit për lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, për çështjen “Babale”.

Lidhur me këtë, PD ka njoftuar protestë më 7 tetor. Nga ana e saj, mazhoranca ka deklaruar se nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë dhe se jeta parlamentare do të vijojë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë