Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh se falenderoi Ramën për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus.
Ndër të tjera, Zelensky theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë.
“Kam folur me kryeministrin EdiRama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë në KS, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe politike. Përfaqësuesja shqiptare mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë.
Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”, shkroi Zelensky në X.
I spoke with Prime Minister @EdiRamaal to thank him for Albania's firm stance on Russian aggression against Ukraine and support for our country at the UNSC, as well as defense and political support.
The Albanian representative attended the fourth Peace Formula meeting in Davos.… pic.twitter.com/7GF2uoAQud
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 19, 2024