Këtë të martë në Vlorë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë krerët më të lartë të shtetit; Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe kryeparlamentarja Nikolla.
I pranishëm në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ka qenë po ashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili muajt e fundit ka pasur disa përplasje verbale me Ramën për çështjen e veriut të Kosovës.
