Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Serbia duhet të mbajtur përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Duke njoftuar se ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Kurti tha se ballafaqimi me të kaluarën është obligim për shtetin.
Kurti para kabinetit qeveritar, tha se sfidë për zbardhjen e krimeve të luftës mbetet mosbashkëpunini i Serbisë.
Ai njoftoi se gjatë këtij viti, në Kosovë janë kryer gërmime vlerësuese në 11 lokacione.