Friday, October 18, 2024

Berisha: Rama po asgjëson parlamentin. Mund të fshihet virtualisht, por vetëm përkohësisht

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për gazetarët, pasi doli nga kryesia e Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së tha se, Rama po asgjëson parlamentin, por Berisha theksoi se, ata mund të fshihen virtualisht, por kjo është vetëm përkohësisht.

“Vendi nuk është në gjendje pandemie, por Edi Rama dhe përroi psikik janë në panik të tmerrshëm, janë të tronditur gjer në palcë nga rezistenca e deputetëve të opozitës. Në këto kushte, ata gjejnë si rrugëdalje, fshehjen, klandestinitetin dixhital. Pra, shkelin ligjin dhe Kushtetutën për t’u bërë të padukshëm në sallat, komisionet parlamentare. Ky është asgjësim de facto i parlamentit. Shndërrimit të institucionit kryesor në një republikë parlamentare në një institucion virtual.

Por unë e garantoj Edi Ramën se do mund të fshihet virtualisht, por vetëm përkohësisht. Shqiptarët po shohin, shqiptarët po e ndjekin këtë tentativë të fundit të tij për të fshehur gjurmët e krimeve që ai ka kryer gjatë qeverisjes. Shqiptarët konstatojnë se ai po e trajton Shqipërinë, po e trajton parlamentin si një plaçkë të tij personale dhe janë të vendosur të mbështesin betejën e deputetëve opozitarë, janë të vendosur që të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim.

Pra, problemi është se po asgjëson parlamentin dhe në këtë kontekst, kur sheh këto veprime, beson se mund ta kalojë. E vërteta është se çdo ditë po bëhet më e rëndë dhe çdo ditë ofron fundin e tij. Sot janë zhdukur të gjithë. Megjithatë prisni, dita është në vazhdim. Por deri tani ka vetëm muret. Ishim në mëngjes, tani po ndiqet veprimtaria non stop”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë