Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të mund t’i dëbojë serbët nga Kosova, për sa kohë Aleksandër Vuçiç do të jetë presidenti i Serbisë.
Në një deklaratë, Petkoviç u shpreh se me veprime të njëanshme dhe me tentimin për ndryshimin e strukturës etnike në katër komunat veriore me shumicë serbe, Kurti sulmon popullin serb në veri të Kosovës, shkruan Tanjug.
“Albin Kurti është një turp për vetë konceptin e demokracisë, sepse “demokracia” e tij pasqyrohet në rrahjen e fëmijëve të pafajshëm serbë, në të shtënat në shpinë të Dragisha Galjkos, Miljan Deleviçit, Milan Jovanoviçit, vëllezërve Stefan dhe Millosh Stojanoviçit”, theksoi ai.