Saturday, June 28, 2025

Presidentja Osmani takon kancelarin Scholz: Të liberalizohen vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Potsdam, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se me kancelarin pati një diskutim në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon, teksa falenderoi Scholz për mbështetjen e Gjermanisë.

“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani në Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë