Sunday, June 29, 2025

‘Shkoni në shtëpi që të mbijetoni’, Zelenski thirrje ushtarëve rusë

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që gjenden në territorin e Ukrainës, që të kalojnë kufirin dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Thirrja e Zelenskit, vjen pasi Ukraina filloi ofensiovën për të rimarrë territoret e pushtuara në jug të vendit, shkruan Reuters.

Megjithatë, zurtarët në Moskë thanë se forcat ruse e kishin zmbrapsur sulmin duke i shkaktuar humbje të mëdha Kievit.

“Nëse ata duan të mbijetojnë, është koha që ushtria ruse të ikë. Shkoni në shtëpi. Ukraina po rimerr tokën e saj ,” tha Zelenski gjatë fjalimit të tij të publikuar në rrjetet sociale.

Ukraina dhe Rusia shkëmbyen në orët e fundit akuza të reja për bombardimin e impiantit bërthamor në Zaporizhia, teksa operatori i centralit paralajmëroi rrezikun për një rrjedhje radioaktive.

Të dielën, operatori ukrainas “Energoatom” deklaroi se trupat ruse e kishin bombarduar vazhdimisht strukturën.

Kievi akuzon gjithashtu Rusinë se ka përforcuar praninë ushtarake atje me armatime të rënda, përfshirë tanke.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë