Monday, June 30, 2025

Forcat ruse bombardojnë qytetet ukrainase rreth centralit të Zaporizhias

Zyrtarët ukrainas deklaruan se forcat ruse kanë goditur qytetet përtej lumit nga termocentrali bërthamor i Zaporizhias.

I kontrolluar nga forcat ruse në mars, por i drejtuar nga stafi ukrainas, Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor i Evropës, ka qenë një pikë e nxehtë në konfliktin gjashtëmujor me të dyja palët duke shkëmbyer fajin për bombardimet e fundit pranë uzinës, shkruan Reuters.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, u shpreh se rusët bombarduan në Enerhodar, qytetin ku ndodhet uzina.

“Ata provokojnë dhe përpiqen të shantazhojnë botën,” theksoi Andriy Yermak në rrjetin e tij social në Telegram.

Sipas tij, ushtria ruse ka vijuar bombardimet edhe në rajonin lindor të Donbasit.

Ndërsa, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar se kontinenti evropian është në rrezik, për shkak se forcat ruse e kanë kthyer centralin bërthamor të Zaporizhias në bazë ushtarake.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar që ushtria ruse të dalë nga uzina.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë