Saturday, June 28, 2025

Gledis Nano përjashton efektivin që përplasi për vdekje fëmijën në Himarë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka përjashtuar oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, pasi ky i fundit përplasi për vdekje me skaf një fëmijë 5 vjeç.

Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila tha se në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë, ku dyshohet se Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë