Tuesday, July 1, 2025

Refugjati afgan që komandon trupat ukrainase në luftën kundër Rusisë

Jalal Noory ishte vetëm një fëmijë kur u arratis nga luftërat civile afgane pas pushtimit sovjetik të vendit të tij, Afganistanit në vitin 1979.

Ai përfundoi në Ukrainë dhe u bë shtëpia e tij e dytë ku ndërtoi një jetë të re, shkruan BBC.

Pothuajse 25 vjet më vonë ai u zgjua duke qenë dëshmitar i pushtimit rus të Ukrainës dhe ai kishte vetëm dy opsione: “të mbrohej ose të vdiste”.

40-vjeçari, tanimë komandon forcat ukrainase në batalion në Kiev dhe në uniformën e tij ushtarake ka dy flamuj, të Ukrainës dhe Afganistanit.

“Isha 100% i sigurt se forcat ruse do të mbërrinin në Kiev. Nuk doja të dorëzohesha dhe të shikoja një flamur rus mbi kokën time. Kisha dy opsione, të mbrohesha ose të vdisja”, u shpreh ai.

Sipas tij, strategjia e Rusisë sot është e ngjashme me atë të ish-Bashkimit Sovjetik, teksa shtoi se Moska pushton vendet që kanë ekonomi dhe ushtri më të dobët.

Jalal iu bashkua forcave ukrainase pas pushtimit nga Rusia në fund të muajit shkurt. Përpara luftës, ai punonte në një kompani sigurimi fizik. Si refugjat në Ukrainë, ai ka fituar disa medalje në arte marciale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë