Sunday, June 29, 2025

Bullgaria i jep dritën jeshile propozimit të Macron për zgjidhjen me RMV-në

Bullgaria miratoi këtë të premte rezolutën në të cilën mbështet propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut.

Në seancën e Kuvendit, rezoluta u miratua me 170 pro, teksa 37 deputetë votuan kundër dhe 21 abstenuan, shkruan Euronews Bulgaria.

Propozimi francez përmban disa pika të cilat janë: pakica bullgare duhet të përfshihet në kushtetutën maqedonase, asgje në procesin qasës të mos interpretohet si pranim i gjuhës maqedonase nga Bullgaria, fqinjësia e mirë të mbetet kriter deri në fund dhe të shqyrtohet zbatimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Ditën e djeshme, pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ripërsëriti qëndrimin kundër propozimit të Macron.

Sipas Kovaçevskit, me mos heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Bullgaria ka vendosur që të rikthehet në të shkuarën.

Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit mes dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë