Sunday, June 29, 2025

Berisha: Kemi regjim monist, duhet të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se jo vetëm demokratët, por edhe socialistët apo individë pa parti, kanë pakënaqësi ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se duhet krijuar sa më shpejt fronti opozitar, pasi vendi udhëhiqet nga një regjim monist.

Revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi zien dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve, por ju garantaj edhe një përqindje të madhe të qytetarëve pa parti, por edhe qoftë të Partisë Socialiste dhe partive të tjera.Detyra jonë është t’I aktivizojmë, t’i tërheqim ata në veprimin tone. Të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunimin me ta, të bëjmë gjithçka për të identifikuar çdo organizatë, çdo individ dhe çdo alet tonin, që duhet të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar.

Berisha shtoi se Shqipëria ndodhet në një situatë shumë më të vështirë se në vitin 1991, pasi Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtetet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë