Friday, November 22, 2024

Koreja e Veriut pretendon se mbi 1 milion persona janë shëruar nga COVID-19

Koreja e Veriut tha më 18 maj se mbi 1 milion persona veçse janë shëruar nga sëmundja COVID-19, vetëm një javë pasi njoftoi për shpërthimin e koronavirusit, teksa duket se ky shtet po tenton që ta menaxhojë situatën në izolim, pasi ekspertët botërorë shprehën shqetësim për kërcënimin ndaj shëndetit publik.

Të mërkurën, selia kundër virusit njoftoi për 232,880 raste të reja me temperaturë dhe gjashtë vdekje, tha media shtetërore.

Këto shifra sjellin në 62 numrin e përgjithshëm të vdekjeve dhe mbi 1.7 milion raste me temperaturë që prej fundit të prillit. Koreja e Veriut ka njoftuar se 691,170 persona janë ende në karantinë.

Ekspertët e jashtëm besojnë se shumica e rasteve që Koreja e Veriut po thotë se janë me temperaturë, janë me COVID-19, pasi ky shtet nuk ka pajisje të duhura për të konfirmuar kaq shumë raste me koronavirus.

Është e paqartë se si më shumë se 1 milion persona janë shëruar kaq shpejt në shtetin që ka mungesë të ilaçeve e pajisjeve mjekësore dhe popullsia prej 26 milionë banorësh është e pavaksinuar. Disa ekspertë prentedojnë se Koreja e Veriut mund të jetë duke i nxjerrë nga izolimi qytetarët të cilët nuk kanë më temperaturë të lartë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë