Monday, September 15, 2025

Berisha flet pas incidentit me Alibeajn: Ishte keqkuptim, nuk e shtyva

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas incidentit që  i bëri Enkelejd Alibeajt, të cilin e shtyu nga foltorja e Kuvendit, gjatë kohës që ai po merrte fjalën, duke sjellë kështu dhe ndërprerjen e seancës plenare.

Berisha tha se nuk kishte ndërmend të bënte debat me Alibeajn, por dëshironte të fliste për çështje madhore dhe se kishte dëgjuar që emri i tij ishte lakuar disa herë.

“Jo nuk e shtyva po mua më takonte fjala. Aty ka një seleksion politik. Edi rama ulej aty jo vetëm si kreu i organizatës kriminale të djegësve por dhe si një njeri që është përzënë nga avionic. Dy momente dua të theksoj, çfarë do i thiosha në parlament. Nga Lufthansa e largoi policia gjermane, por shqiptarët duhet ta dinë se në avion policia ndërhyn fiks në dy rrethana, kur transportohen të burgosur dhe njëra polici ja dërgobn policisë tjetër. Pasagjerët e panë se dymetroshi nuk ishte i burgosur, ata u tmerruan. Unë këtë do t’i thosha në parlament. Policia rastin tjetër kur ndërhyn në avion është kur ka informacione për terrorist”, tha Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë