Pas nje viti te veshtirë ku mësimi u zhvillua online per shkak të pandemisë Covid-19, studentët janë rikthyer ditën e sotme në auditore. Por, ashtu sic ishte paralajmeruar, ata të cilët nuk e kishin kryer vaskinen anti-covid, nuk do të lejoheshin ne ambientet e universiteteve.
Ky vendim i qeverisë , ka sjellë reagim të fortë te studentët, teksa ka patur përplasje te Fakulteti i Shkencave të Natyres, midis disa te rinjsh të cilët nuk kanë marrë dozën e vaksinës, dhe forcave të policisë , të cilët po kryejnë kontrollet e nevojshme.
Studentët shprehen se e drejta e arsimit është një e drejtë kushtetuese, dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie.
Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar. Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore.