Një tjetër varr masiv me trupat e të paktën 20 civilëve është zbuluar pranë Kievit. Sipas Daily Mail, kjo është një tjetër provë e krimeve të luftës në Ukrainë.
Gropa u zbulua në një pyll pranë qytezës Motyzhyn, rreth 30 kilometra në perëndim të qytetit Bucha, ku gjet një tjetër varr masiv.
Sipas DM, në këtë varr masiv është edhe trupi i kryebashkiakes Olga Sukhenko, së bashku me burrin dhe djalin e saj. Trupi i saj ishte hedhur në gropën e gërmuar me nxitim, ndërsa disa prej viktimave kanë shenja torture.
Sukhenko kishte gishtat dhe krahët e thyer. Një banor i qytezës tha se ushtarët rusë vranë çdo zyrtar ukrainas që refuzoi të bashkëpunonte. Kryebashkiakja dhe familja e saj ishin rrëmbyer më 23 mars.
Ky është varri i dytë masiv që po zbulohet pas tërheqjes së trupave ruse, pasi varri me trupat e 57 civilëve u zbulua në Bucha, një qytet në periferi të Kievit ku janë gjetur qindra civilë të masakruar. Pamjet të tilla kanë tronditur botën.