Thursday, November 21, 2024

59% e shqiptarëve të anketuar mbështesin “Ballkanin e Hapur”

59% e qytetarëve shqiptarë (303,018) të cilën morën pjesë në procesin e Këshillimit Kombëtar, mendojnë se “Ballkani i Hapur” i sjell përfitime vendit.

Shifra e bë e ditur nga Drejtoresha e Anketimit, e cila ishte në konferencë për mediat krah kryeministrit Edi Rama.

Ajo tha se 26% e të anketuarve (134,879) janë shprehur se kjo nismë nuk sjell përfitime për Shqipërinë, teksa 15% (79,666), nuk kanë patur një përgjigje lidhur me këtë pyetje.

Në lidhje me këtë rezultat kryeministri Edi Rama tha se “Ballkani i Hapur” mbron interesat e Shqipërisë dhe jo të Serbisë.

“Ballkani i Hapur nuk mbron interesat e Serbisë, mbron interesat tona, dhe natyrisht Serbia mbron interesat e veta dhe gjithkush tjetër mbron të tijat, nuk diskutohet”, tha kreu i qeverisë.

Rama nënvizoi se Serbia është shtet fqinj , e cila do të jetë aty gjithmonë, ndaj është e nevojshme që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore.

Sipas tij, nisma e ‘Ballkanit të Hapur’ është edhe në interes të Kosovës, megjithëse tha se nuk dëshiron t’i japë mend apo këshilla të pakërkuara Prishtinës zyrtare.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë