Belind Këlliçi, kryetari i komisionit të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të iniciuar nga Sali Berisha, tha se janë të pranishëm 4934 delegatë në këtë forum.
Po kështu, sipas tij, të pranishëm janë edhe 4200 firmëtarët që dorëzuan formularët për mbledhjen e Kuvendit.
Bazuar në këto të dhëna, Belind Këlliçi deklaroi se Kuvendi i PD është i ligjshëm dhe ka kuorumin e duhur.
Belind Këlliçi: “Numri total i delegatëve është 7646. ¼ do të thotë që nevojiten 1912 firma delegatëvsh për të thërritur kuvendin. Sekretariati teknik më njofton se 4200 formularë që janë depozituar me firma janë firmëtarë delegatë dhe janë të pranishëm në kuvend ndaj numri i delegatëve që kanë thërritur Kuvendin në zbatim të statutit deklaroj se ky Kuvend është i thërritur ligjërisht sipas statutit të PD.
Në lidhje me kuorumin, Sekretariati deklaron se numri i delegatëve që janë të paraqitur në Kuvend ditën e sotme është 4934 delegatë. Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast.”