Antonio Conte rikthehet në stol. Tekniku italian ka arritur marrëveshjen me ekipin anglez të Tottenham, i cili një ditë më parë largoi Nuno Espirito Santo.
Trajneri Conte prej muajsh dëshironte të kthehej në punë, pas largimit nga Interi, por kërkonte garanci teknike dhe ekonomike nga projekti që do të nisë.
Bëhet fjalë për kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë, me pagë 15 milionë euro në sezon, plus garancitë për investime të rëndësishme në merkaton e dimrit, me afrimin e 3-4 lojtarëve me peshë për të përforcuar kontingjentin.
✍️ We are delighted to announce the appointment of Antonio Conte as our Head Coach on a contract until the summer of 2023, with an option to extend.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 2, 2021