No menu items!

Zvicra eleminon Serbinë nga Kupa e Botës, Xherdan Shaqiri protagonist me një gol

Zvicra triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Serbisë, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.

Një ndeshje plot me emocione, teksa në fund ishin zviceranët ata që festuan.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ishte ai i cili kaloi “Helvetët” në avantazh në minutën e 20. Por vetëm 6 minuta më vonë erdhi baraspesha, teksa Serbia realizoi me anë të Aleksandar Mitroviç.

Ndërsa, në minutën e 35, ishte sulmuesi Dusan Vlahovic i cili përmbysi rezultatin, duke shfrytëzuar edhe gabimet në mbrojtje të zviceranëve.

Megjithatë, Zvicra reagoi duke vendosur sërish baraspeshën, me golin e shënuar nga Embolo në fund të pjesës së parë.

Me rifillimin e pjesës së dytë, Zvicra kaloi përsëri në epëris në minutën e 48 me Remo Freuler, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të sfidës.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA