Saturday, July 27, 2024

Zjarri në urgjencën e QSUT-së, reagon spitali: Situata nën kontroll, nuk ka asnjë pacient të dëmtuar

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të së dielës, ku një zjarr ra në urgjencën e kësaj godine.

Përmes një njoftimi, QSUT sqaron se zjarri ka rënë në katin -1 të godinës dhe se shkaqet po hetohen.

Situata u vu nën kontroll dhe nuk ka asnjë pacient të dëmtuar.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT  është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar. Situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Nuk ka asnjë të dëmtuar dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në godina të sigurta, ku janë shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT. Falë angazhimit të personelit mjekesor, mbështetës dhe atij zjarrëfikës situata është nën kontroll”, thuhet në njoftim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë