Home KOSOVA Zgjedhjet parlamentare/ Kosova voton, hapen qendrat e votimit

Zgjedhjet parlamentare/ Kosova voton, hapen qendrat e votimit

0
19

Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.

Ata do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh ekzekutivin e ri të Kosovës.

Ndërkaq, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Evropë ka përfunduar procesi i votimit.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se nga 20.324 votuesit e regjistruar, 14.463 qytetarë kanë votuar, apo 71.16 për qind.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here