Sunday, February 25, 2024

Zgjedhjet në Serbi, kryeministrja Bërnabiç: Ruajtja e Kosovës si pjesë e Serbisë, pika e parë e planit të Partisë Progresive Serbe

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç deklaroi se ruajtja e Kosovës si pjesë e Serbisë është pika e parë në listën e planit 10-pikësh të Partisë Progresive Serbe.

“Plani 10-pikësh është premtimi ynë – çfarë ende duam të bëjmë deri në vitin 2027 në 10 pika. Nga pika e parë dhe ruajtja e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, tha Bërnabiç, shkruan Euronews Serbia.

Ajo shtoi se në krye të listës është drejtimi i një politike të jashtme të pavarur, e udhëhequr nga një Serbi e pavarur, e cila e vetme vendos për të ardhmen e saj.

“Kështu ka qenë deri në vitin 2012, gjithçka ka ndryshuar. Nga viti 2012 duam që populli i Serbisë të vendosë dhe të pajtohemi me popullin tonë, e jo me disa zyrtarë të tjerë të huaj dhe njerëz të fuqishëm”, theksoi kryeministrja.

Ndër të tjera, Bërnabiç nënvizoi se një nga pikat e planit është neutraliteti ushtarak.

“Ruajtja e neutralitetit tonë ushtarak, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve tona të sigurisë, i ushtrisë sonë, por edhe i të gjitha shërbimeve të sigurisë”, u shpreh Bërnabiç.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë