Thursday, November 21, 2024

Zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos në gjykatë

Teksa gjyqtarja Irena Gjoka e pyeste me dyer të mbyllura Alqi Bllakon për të dhënat personale, ajo i shtroi pyetje duke nisur nga martesa deri tek shkollimi. Gjendja civile, a je i martuar? Bëri apelin gjyqtarja.

“Me status jam beqar, por bashkëjetoj dhe kam tre fëmijë, ndaj dhe i lutem gjykatës ta zbusë masën e sigurisë dhe nga arrest me burg të shpallur në mungesë të vendosë arrest shtëpiak”, – deklaroi menjëherë ish deputeti socialist.

Në përpjekje për tu shfaqur i qetë, ish sekretari deklaroi më tej se kishte përfunduar arsimin e lartë dhe se asnjëherë nuk kishte pasur probleme me ligjin.

Duke shtuar vit lindjen, atësinë dhe vendlindjen ish sekretari i përgjithshëm që përfundoi në paraburgim ashtu si edhe ish- eprori Lefter Koka gjatë seancës me dyer të mbyllura më tej ja la fjalën avokatit të tij.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë