No menu items!

Zbardhet atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, 5 të arrestuar dhe 4 në kërkim

Pesë persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, pas zbardhjes së dhe dokumentimti të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në vitin 2019 në Shkozet të Durrësit.

Bëhet fjalë për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi’, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Gjatë këtij operacioni janë ekezkutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit; Akil Nerjaku, Marsel Deçka, E.Sinani, Julian Pjetri, Bashkim Haxhija dhe Juljan Pjetri.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 persona, ndër të cilët, Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj, Ramazan Rraja.

Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë, ndërsa më herët, për ngjarjen janë arrestuar Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, për të cilët SPAK-u pritet të paraqesë së shpejti pretencën.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA