Wednesday, June 7, 2023

Xi Jinping: Kina nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përdorur forcën në Tajvan

Must Read

“I takon popullit kinez të zgjidhë çështjen e Tajvanit dhe Kina kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përdorur forcën, por do të përpiqet për një zgjidhje paqësore”.

Kështu u shpreh presidenti kinez, Xi Jinping gjatë Kongresit të Partisë Popullore të Kinës, ku pritet të marrë një mandat të tretë në krye të kësaj force politike, shkruan Reuters.

“Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është punë e vetë popullit kinez dhe i takon popullit kinez të vendosë. Ne do të këmbëngulim dhe do të përpiqemi për perspektivën e ribashkimit paqësor me sinqeritetin më të madh dhe përpjekjet më të mira, por nuk do të premtojmë kurrë se do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe do të rezervojmë mundësinë për të marrë të gjitha masat e nevojshme”, theksoi ai.

Pekini i ka ofruar Tajvanit një model autonomie “një vend, dy sisteme”, të njëjtën formulë që përdor për Hong Kongun.

Por të gjitha partitë kryesore politike në Tajvan kanë refuzuar dhe nuk ka pothuajse asnjë mbështetje publike për këtë propozim, referuar disa sondazheve.

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img
Latest News

Cardi B Deletes Instagram After Social Media Backlash Over Her Historic Grammys Win

 The main thing that you have to remember on this journey is just be nice to everyone and always...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img