Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilloi një takim në Beograd me të dërguarin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.
Ky takim vjen pasi nga Brukseli u njoftua se raundi i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të mbahet në shtator, shkruan Euronews Serbia.
“Kam folur për më shumë se dy orë me Miroslav Lajçakun. Jam shumë i shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe planin e Kurtit për të pushtuar me dhunë veriun dhe për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore. Këtë ia kam përcjellë përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak”, shkroi Vuçiç në Instagram.