Monday, December 11, 2023

Vuçiç: Sulmi ndodhi pasi disa serbë nga Kosova u rebeluan kundër Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se sulmi i së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë, ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës.

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën gjatë këtij sulmi të armatosur. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.

Duke folur drejtpërdrejt për media në Beograd mbrëmjen e së dielës, ai tha se “tre serbë nga Kosova u vranë – dy nga snajperët – dy u plagosën rëndë dhe ka frikë për vrasjen edhe të personit të katërt”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha më herët gjatë ditës se banorët lokalë serbë “nuk kanë automjete të tilla (të blinduara), dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës. Ai e quajti “formacion profesionist” grupin e personave që kreu sulmin e armatosur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë