Sunday, June 29, 2025

Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë drejtpërdrejt apo tërthorazi Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu drejtuar deputetëve në seancën e posaçme të Kuvendit për Kosovën, tha se është e rëndësishme t’u ofrohet njerëzve atë që është realisht e mundur.

Ai deklaroi se “histeria e bashkësisë ndërkombëtare” për shkak të konfliktit në Ukrainë reflekton edhe në luftën e Serbisë për interesa kyçe shtetërore.

Vuçiç theksoi se nuk do ta njohë Kosovën drejtpërdrejt apo tërthorazi dhe as nuk do të heqë dorë nga lufta legjitime për interesat kombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare, shkruan Euronews Serbia.

“Rreziku është i afërt, objektiv dhe serioz dhe për këtë mund ta dëshmojnë më së miri përfaqësuesit e popullit serb. Serbia nuk ka marrë pjesë në gjenerimin e krizës në asnjë mënyrë. Pavarësisht gjithçkaje, Serbia është e gatshme për dialog”, theksoi ai.

Sipas tij, e drejta e përdorimit të letërnjoftimeve serbe është mbrojtur si një arritje e rëndësishme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë