Friday, November 22, 2024

Vuçiç: Serbët në Kosovë përballen me presione të mëdha

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se serbët në Kosovë përballen me presione të mëdha.

Deklaratën, Vuçiç e dha pas takimit me një serb i cili ka në pronësi një kantinë në Hoçë të Madhe në Rahovac, ku sipas tij, autoritetet në Prishtinë i kanë sekuestruar 42 litra verë, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç u shpreh se në Hoçën e Madhe është sulmuar e gjithë enklava, duke shtuar se “shërbëtorët serbë të Albin Kurtit” duhet ta dinë kur thonë se vera e vjedhur duhet të kthehet.

Ai ka paralajmëruar se Serbia do të ndihmojë serbët që jetojnë në Hoçën e Madhe.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiçit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë