Sunday, September 8, 2024

Vuçiç: Në Shqipëri do të dërgojmë 30 mijë ton grurë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç në reagimin e tij të fundit është shprehur se qeveria serbe ka vendosur që të dërgojë 30 mijë tonë grurë për vendin tonë.

Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se në Shqipëri do të dërgohen 30 mijë tonë grurë dhe një sasi më e vogël e misrit.

Qeveria nesër do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë do të dërgojmë në Shqipëri dhe një sasi më e vogël e misrit. Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë. Ne do të ndihmojmë tregtarët, çmimi është i mirë. Ai është i qëndrueshëm për disa ditë dhe pastaj fillon të rritet përsëri”, është shprehur Vuçiç një natë më parë në Radio Televizionin e Vojvodinës.

Ndër të tjera ia ka theksuarës qytetarëve serbë nuk do iu mungojë asgjë pasi do të porosisin të gjithçka që ju duhet.

“Qumështi pluhur është shumë i kërkuar sot, gjithashtu edhe vaj palme. E shohim që ka mungesë të madheva në botë, do të flasim me Indonezinë, kudo që të dërgojmë sasitë e para në Evropë dhe Turqi”, tha Vuçiç.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë