Saturday, July 27, 2024

Vuçiç: Më 15 dhjetor, kërkesë KFOR-it për dërgimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se të enjten, pas seancës së 15 dhjetorit, do t’i kërkojë KFOR-it kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë.

Deklaratën, Vuçiç e ka bërë këtë të hënë në Beograd, ku shtoi se kërkesa bazohet në rezolutën 1244, shkruan N1.

Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake.

Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë