Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur për bombardimet nga NATO në 1999, duke u ankuar ndaj ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij e shohin Serbinë si një rrezik të madh për Ballkanin.
“Ata që na bombarduan dhe që e ndanë vendin tani flasin për drejtësi dhe ligj dhe janë të parët që nuk kanë të drejtë të flasin për këtë. Këto janë faktet ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, vetëm se ata nuk duhet të flasin për hapjen e kutisë së Pandorës dhe se si vetëm ne qenkemi burimi i të gjitha të këqijave”, u shpreh Vuçiç.
I pyetur për raportin e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidenti Vuçiç tha se nuk e ka lexuar atë.
“Nuk e kam lexuar në detaje, kështu që nuk mund të komentoj”, tha presidenti i Serbisë.