Thursday, January 2, 2025

Vrasja e Dashit, Hoxha: Autori nuk është shqiptar

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se personi që ka qëlluar mbi shqiptarin Ergys Dashi në Ekuador nuk mund të ketë qenë shqiptar. Në një lidhje me Skype në “Abc”, Hoxha tha se në Ekuador, shqiptarët bashkëpunojnë me bandat lokale. Dhe pikërisht në këto raste ‘betejash’ ata u vijnë në ndihmë me ‘punëtorët’ e vet.

“Shqiptarët në Ekuador punojnë me organizata kriminale vendase. Personi që rri aty është pika e kontaktit mes organizatës që e përpunon dhe e bën gati dhe asaj që e trafikon në Europë. Kemi grupe shqiptarë që bashkëpunojnë me ekuadorianet, në betejë thirrjen organizatat lokale. Dyshimet janë se porositësi nuk është shqiptar. Në Ekuador nuk është e vështirë që të gjesh vrasës. Viktima nuk është një personazh i një kalibri të rëndësishëm, që ndodhen në Ekuador. Pozicionet më të rëndësishme aty i kanë shqiptarë që jetojnë prej vitesh aty, sikur ishte Adriatik Tresa, apo Gramoz Rexhepi që sapo ka dalë nga burgu,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për eksportimin e sasive të mëdha të kokainës.

Ngjarja ndodhi rreth 19:00, kur Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Njëri prej autorëve, i cili mbante një buqetë me lule në duar u fut në restorant, duke lënë të vrarë shqiptarin dhe plagosur një vajzë e cila ishte kliente.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë