Monday, June 30, 2025

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, Meta: Krimi ka autor, por edhe bashkëpërgjegjës

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas vrasjes tragjike të 8-vjeçarit në Grecalli të Fierit, nga fqinji i tij, Klodian Çalamëni.

Meta u shpreh se ngjarja e djeshme, duhet të shërbejë si një thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe është një tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit.

Sipas tij, krimi i rëndë ka autor, por edhe bashkëpërgjegjës që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore.

”Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi. Krimi makabër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale. Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje tronditëse për ngjarjen dhe ta dënojnë atë. Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar hetimin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në krim, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vuajtjes së dënimit, nuk ka funksionuar. Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo.
Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dhembjen!”
, shkruan Meta në rrjetin social, Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë