Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.A, administratori i hotelit ku ishte i punësuar si kamareier 24-vjeçari Xhanelo Tare, i cili mbrëmjen e djeshme vrau 41-vjeçarin Klodian Bakia.
Sipas informacioneve paraprake, administratori 41-vjeçar, është vënë në pranga, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi viktima, banues në Tepelenë kishte parkuar automjetin në lokalin ku ndodhi ngjarja, në lagjen nr. 1 të qytetit.
Tare ka debatuar me viktimën, të cilin më pas e ka goditur 2 herë me thikë. Një nga goditjet e ka prekur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
I riu është ndihmuar edhe nga vëllai i tij në kryerjen e krimit dhe gjithashtu është arrestuar. Të dy vëllezërit ishin të punësuar në lokalin ku ndodhi ngjarja.