Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka thënë se vizita e tij e parë si kryeminsitër do të jetë në Beograd (29 qershor), gjë e cila sipas tij, tregon se një kohë më e mirë bashkëpunimi mes dy shteteve, po vjen.
Abazoviç, duke folur për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ka thënë se Mali i Zi është i interesuar për bashkëpunim. Ai ka thënë se dora e tij është e shtrirë për këtë qëllim.
Kryeministri i ri malazez ka thënë se do të jap lajme pozitive nga Beogradi, kur është pyetur nga agjencia shtetërore serbe nëse Mali i Zi do t’i bashkohet përfundimisht Ballkanit të Hapur.