Saturday, September 7, 2024

Vijojnë konsultimet për qeverinë e re në Mal të Zi, partia e Abazoviç s’merr pjesë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç do të vazhdojë konsultimet këtë të premte me përfaqësuesit e partive parlamentare lidhur me mandatin për përbërjen e qeverisë së re.

Gjukanoviç do të bisedojë me përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratëve dhe Partisë Boshnjake, shkruan RTCG (Radio Televizioni Malazez).

Shërbimi Informativ i Presidentit njoftoi se ftesa për konsultime iu është dërguar drejtuesve të Lëvizjes Qytetare URA, parti e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç dhe Partisë Popullore Socialiste, por këto parti njoftuan se nuk do të merrnin pjesë.

Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.

Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Iniciativa për rrëzimin e qeverisë erdhi nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, si një shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë