Friday, May 9, 2025

VIDEO/ Veliaj shantazhon hapur anëtarët e shoqatës Tirana

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po ndërhyn fuqishëm në zgjedhjet e Shoqatës rajonale të futbollit Tirana, të cilat pritet që të mbahen sot, dhe iu paraprijnë zgjedhjeve për kreun e FSHF-së në datën 2 Mars.

Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Tiranës, flet me një gjuhë rruge, dhe shantazhon trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik se si të votojnë gjatë ditës së sotme.

”Si mund ti presi ropi koqet, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës”, shprehet Veliaj, ndërsa shton më tej.

‘Ne i kemi bolet prej hekuri’.

Ndërkohë mes të tjerave në audio, Veliaj dëgjohet duke thënë se ‘futbolli është i vetmi ishull’, që iu ka mbetur pa pushtuar socialistëve.

Pas këtij përgjimi, FSHF ka kallëzuar në prokurori Erion Veliajn.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë