Sunday, September 8, 2024

VIDEO/ Pamje rrëqethëse, dhjetëra të vrarë pas shpërthimit në një shkollë në Gaza

Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmoi se një nga shkollat ​​e saj në Gazën veriore, e cila po përdorej si strehë, u godit të shtunën. Video nga vendi i ngjarjes tregon trupa të gjakosur në ndërtesën dykatëshe. Mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë.

Në video shihen një duzinë kufomash në dysheme të mbuluar me pluhur.

Një zëdhënës i agjencisë kryesore të ndihmës së OKB-së në Gaza, e cila drejton shkollat ​​në kampet e refugjatëve palestinezë, konfirmoi se ndërtesa është shkolla al-Fakhoura në Jabaliya.

Sipas informacioneve raportohet për 50 viktima. Shefi i UNRWA, Filipe Lazzarini, i cili i përshkroi imazhet si “të tmerrshme”, tha se 4,000 njerëz të zhvendosur ishin strehuar në momentin e bombardimit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë