Friday, November 22, 2024

VIDEO | Berishës nuk i jepet fjala në Kuvend, hyn ‘live’ në Facebook

Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me tensione, teksa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi fjalën për replikë, pas fjalës që pati kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ia dha fjalën, pasi sipas saj ai kishte shkelur rregulloren.

Duke mos patur të drejtën e fjalës, kryedemokrati hyri live nga llogaria e tij në rrjetin social, Facebook.

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, ku pritet të jetë një ditë e gjatë për deputetët dhe një seancë e mbushur me tensione për shkak të çështjeve të parashikuara për diskutime.

Në këtë seancë do të diskutohet për kërkesën e bërë nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për Interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për përmbytjet në Shkodër.

Pika më e debatueshme e ditës së sotme pritet të jetë projektligji për projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë